Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ Ndryshon “pllaka” për Kristjan Asllanin, “Demat” janë gati t’i ofrojnë 2 mln euro pagë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Ndryshon “pllaka” për Kristjan Asllanin,
Kristjan Asllani

E ardhmja e Kristjan Asllanit ka marrë një rrjedhë të paparashikueshme. Fillimisht u tha se mesfushori 23-vjeçar ishte i gatshëm të kalonte te Bologna, ashtu siç Interi ra dakord për propozimin, 10 milionë euro dhe 40% të rishitjes së kartonit. Por më pas dolën pengesat e radhës.

Konkretisht, Asllani nuk gjeti “ujdin” për pagën. Bologna ofroi 1.7 milionë euro, ndërsa pretendimet e elbasanasit ishin 2 milionë euro. Tashmë skenarët kanë ndryshuar. Sipas gazetarit të mirënjohur italianë Gianluca Di Marzio, Torino është rikthyer në garë.

“Demat” torinez janë gati t’i plotësojnë “tekën” Asllanit, pagë 2 milionë euro, marrë në konsideratë buxhetin më të lartë se Bologna. Nuk ka informacione rreth ofertës së Torinos që mund t’i ketë propozuar Interit.    

Poll

Lexo gjithashtu