Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ “Ndizet” gara për Kristjan Asllanin, 7 herë kampionët e Serie A tentojnë transferimin e shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Ndizet” gara për Kristjan Asllanin, 7 herë
Kristjan Asllani

Pas Fiorentinës dhe Bologna, një tjetër klub nga Serie A i është bashkuar garës për transferimin e Kristjan Asllanit, Torino. Skudra e “Granatës”, sipas “TMW”, e ka në fokus të plotë afrimin e mesfushorit shqiptar. Nuk është më një sekret që 23-vjeçari i Kombëtares ka dalë jashtë planeve të Interit.

Betis ka rezultuar ekipi më konkret për shërbimet e Asllanit, por përgjigja e elbasanasit ishte e qartë, “jo”. Ai dëshiron të qendrojë në Itali dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur edhe klubi zikaltër. Interi pretendon 18-20 milionë euro për “regjizorin” e Shqipërisë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit me të drejtë blerje.

Ditët e mbetura të merktos do të jenë të “nxehta” rreth të ardhmes së Asllanit, mes qendrimit edhe për një sezon në “San Siro”, apo zhvendosjes mes Torinos, Fiorentina apo Bologna.     

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga