
Albion Marku - Eneo Bitri
Albion Marku nuk do të jetë më futbollist i ETO FC. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.
Hungarezët falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim. Ish-i i Partizanit, Laçit dhe Teutës në Superiore, tashmë është një futbollist i lirë.
“Gjithë të mirat Albion Marku. Faleminderit për punën tënde të palodhur me të gjelbrat dhe të bardhat dhe të uroj fat në kapitullin tënd të ardhshëm”, shkruan klubi.
Kujtojmë se aventura e Markut në Hungari ka zgjatur vetëm 1 sezon, teksa palët mbyllin mbashkëpunimin mes tyre para se të përfundojë kontrata. Kështu 24-vjeçari kthehet një opsion për skuadrat e elitës.
View this post on Instagram
Poll