Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E nisi vrullshëm në Premier League, bomberi shqiptar “fiket” para kohe

Shkruar nga NEWSPORT
E nisi vrullshëm në Premier League, bomberi shqiptar
Mirlind Daku

Mirlind Daku e ka dëshmuar këtë sezon të ri te Rubin Kazan se do të jetë lider në ekip. Në 5 ndeshjet e para, bomberi i Kombëtares numëroi 5 gola, me një mesatare të frikshme shënimi, 1 finalizim për ndeshje.

Por nëse i referohemi 3 takimeve të fundit, përfshi edhe atë të Kupës ndaj Zenit, janë plotë 213 minuta “thatësirë”. Ky segmenti jo i vogël kohor bën të kuptosh se Daku po përjeton “ngërç” te ekipi nga Kazani.

Përballja e radhës për Rubin do të jetë karshi Akhmat Grozny, të martën (Kupë), sikurse shansi i shqiptarit për t’u rikthyer te goli. Duhte thënë se Daku është një nga sulmuesët më efektivë para porte gjatë muajt të fundit nga radhët e Kombëtares.    

Poll

Lexo gjithashtu