
Armando Broja dhe Myrto Uzuni
Myrto Uzuni do të jetë futbollisti më i ri i Austin FC në Major League Soccer. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Spanjë, për të nisur një të re përtej oqeanit.
Sipas “Givemesport”, Austin FC ka rënë dakord me Granada për të paguar 12 milionë euro. Kjo do të jetë shuma që amerikanët do të paguajnë, për të siguruar shërbimet e bomberit nga Berati.
Marrëveshja është drejt përfundimit të detajeve finale dhe më pas do të vijnë vizitat mjekësore. Kështu, Uzuni mbyll aventurën e tij te Granada pas 3 vitesh. 29 vjeçari ka zhvilluar 106 ndeshje, duke shënuar 49 gola e asistuar në 8 të tjerë.
Poll