Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ U largua nga Rijeka, Lindon Selahi mund të bashkohet me "zbulimin" e Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U largua nga Rijeka, Lindon Selahi mund të bashkohet me
Lindon Selahi

Lindon Selahi u largua zyrtarisht nga Rijeka. Mesfushori që është harruar nga Sylvinho, duke mos u ftuar në Kombëtaren shqiptare, sot njoftoi largimin nga ekipi kroat.

Ofertat për 26-vjeçarin nuk mungojnë, si nga Kroacia ku luan momentalisht, por edhe nga Polonia.

Në Kroaci, Selahi kërkohet nga Hajduk Split. Ndërkohë që në Poloni, është skuadra e Widzew Lodz, e cila kërkon që të sigurojë shërbimet e 26-vjeçarit shqiptar. Nëse do të shkonte tek ekipi polak, Selahi do të gjente Juljan Shehun.

Në sezonin që lamë pas, mesfushori pati një sezon pozitiv. Në 42 ndeshje, Selahi shënoi 1 gol dhe asistoi në 2 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga