Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ “Telenovela” Broja merr fund! Sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea, ZBULOHET ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Telenovela” Broja merr fund! Sulmuesi shqiptar largohet
Armando Broja

Armando Broja do të jetë futbollisti më i ri i Burnley. Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Chelsea, për të nisur një të re me ekipin tjetër të Premier League.

Vizitat mjekësore te klubi i ri, shqiptari do t’i kryejë brenda 24 orëve. Ndërkohë që sipas mediave angleze, sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të firmosë me Burnley kontratë 5-vjeçare.

Ende nuk dihet sa do të përfitojë Chelsea nga ky operacion. Kujtojmë se largimi përfundimtar vjen pas shumë huazimeve në ekipe si Vitesse, Southampton, Fulham apo Everton.

Poll

Lexo gjithashtu