
Berat Gjimshiti & Enea Mihaj
Enea Mihaj me shumë mundësi do të largohet nga Famalicao gjatë kësaj merkato verore. Mbrojtësit të Kombëtare shqiptare, i përfundon kontrata me portugezët dhe nuk ka negociata për rinovim.
Por, për 26-vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Hipoteza më e re që ka dalë në skenë dhe që shihet si më e mundshmja, është Superliga turke. Është klubi i Samsunspor, i cili kërkon me ngulm shërbimet e shqiptarit.
Vlen të theksohet, së në rast kalimi te Samsunspor, Mihaj do të gjente aty sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbnor Mujën. Megjithatë, Mihaj ende nuk ka vendosur, por Superliga turke është opsion konkret.