Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Një nga pikat më të forta të Kombëtares, mesfushori gati të “braktisë” Spartën për Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Një nga pikat më të forta të Kombëtares,
Kombëtarja shqiptare

Mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi është shumë pranë transferimit te ekipi i Rizespori. Së fundmi, 29-vjeçari ka udhëtuar për në Turqi ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet prezantimi.

Laçi prej vitit 2023 i është bashkuar ekipit të Spartës së Pragës, por duket se aventura në Çeki ka përfunduar. Mesfushori i kuqezinjëve është në gjendje të ndryshojë tempin e lojës, të përfshihet në zonën e penalltisë dhe të finalizojë.

Në takimin kundër Kroacisë në Kampionatin Europian, Laçi shënoi gol të bukur për Shqipërinë, duke treguar nivel të lartë edhe në vazhdimësi të kompeticionit. Kartoni i lojtarit të lindur në Peshkopi aktualisht është 4 milionë euro, ndërsa numëron 40 prezenca me përfaqësuesen, e përkthyer me 4 asiste.        

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga