
E ardhmja e Rey Manaj shkaktoi një “kaos” të vërtetë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke. U përfol se destinacioni i ri i lushnjarit do të mbetej Superliga turke, konkretisht Rizespor, pasi Sivasspor ra në Kategorinë e Parë.
Megjithatë raportimet e fundit nxjerrin në pah një tjetër skenar. Sipas “Haberler”, bomberi i Shqipërisë është shumë pranë kalimit te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Raportimi shkon me tej, ku bëhet e ditur edhe paga që 28-vjeçari do të përfitojë, 2.5 milionë euro në sezon.
Ndërsa nga ky transferim, Sivasspor do të marr 2 milionë euro, shumë ndryshe nga pritshmërit fillestare të ekipit turke, të cilët pretendonin 12-18 milionë euro. Në edicionin e fundit, Manaj kontriboi me 12 gola dhe 5 asiste në 27 ndeshje.