
Pas periudhës së “pensionimit” për një kohë të shkurtër, Odise Roshi do të kthehet sërish në aksion. Futbollisti Eduart Rrocaj ka zbuluar se do të jetë në të njëjtin ekip me firakun, konkretisht te Ankara Keçiorengucu. Lojtarët shqiptar kanë pozuar sëbashku në rrjetet e tyre sociale, me ngjyrat e klubit të mësipërm.
Ankara Keçiorengucu milion në Kategorin e Parë të Turqisë. Për Odisen ky nuk është një “terren” i ri, pas edhe më herët ka qenë pjesë e futbollit turk me Erzurumspor, Sakaryaspor apo Boluspor.
Roshi dallohet për shpejtësin e tij në linjën e djathtë, ndërsa aktualisht është 34-vjeç. Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka zhvilluar 70 ndeshje e pasuar me 5 gola, ndërsa debutimin te kuqezinjtë e ka bërë në 7 tetor të vitit 2011 kundër Francës.
