Lojtari me tipare ofensive Anis Mehmeti po shkëlqen në Angli me Bristol City. Sulmuesi shqiptar ka 6 gola dhe 6 asistime këtë sezon në Championship, ndërsa vlera e tij ka arritur sipas “Transfermarkt” deri në 10 milionë euro. Raportimet e fundit nga mediat greke janë vërtetë “bombastike”.
Sipas mediumeve helene, trajneri i Panathinaikos Rafael Benitez i ka kërkuar drejtuesëve për të firmosur që në merkaton e janarit me 24-vjeçarin shqiptar, madje aludohet se kanë nisur kontaktet e para. Mehmeti është lojtar tipi që mbulon disa role, duke nisur prej mesfushorit, si “10”-sh dhe sulmues krahu.
Benitez nuk është i kënaqur me ekipin aktual dhe kërkon përforcim, aty ku shqiptari është në krye të listës. Anis Mehmeti ka kontrat me Bristol City deri në verën e vitit 2026 dhe nuk ka garanci nëse do rinovoj, kësisojë opsioni më i mirë për ekipin aktual do të ishte shitja që në merkaton e dimrit.
