Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Nga gjigantët e tokës “armike” te LaLiga spanjolle, Juljan Shehu “ÇMEND” merkaton e janarit (OFERTAT)

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga gjigantët e tokës “armike” te LaLiga
Juljan Shehu

Pavarësisht se rinovoi kontratën me Vidzev Lodz deri në verën e vitit 2028, Juljan Shehu mund të largohet. Sipas “Transfermarkt”, mesfushori 27-vjeçar ka interes të fortë nga 3 ekipe.

Valencia në Spanjë, Kansas City në SHBA dhe Panathinaikos i Superligës greke, kanë nisur kontaktet e para me palën e futbollistit. Ende s’ka asgjë konkrete, por interesimi mbetet aty.

Kujtojmë se Shehu po kalon “formën e jetës” në Poloni. Madje, për shkak të performancave të nivelit të lartë, këtë vit ai u ftua edhe nga trajneri Sylvinho në Kombëtaren shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu