
Mario Mitaj
Mbrojtësi i krahut te Kombëtarja Mario Mitaj i është rikthyer stërvitjes, pas pushimeve verore. Ai është duke u kthyer normalitetit pas disa javësh relaks. Mitaj së fundmi ka postuar në rrjetet sociale ku vështrohet duke bërë ushtrime të lehta përgatitore.
Por ajo që bie në sy është fanella të cilën Mario mban veshur, bëhet fjalë për skuadrën e Barcelonës. 21-vjçari mbylli një sezon shumë poztiv me Al-Ittihad, duke fituar kampionatin dhe Kupën e Arabisë.
Kontrata e mbrojtëist të majtë me ekipin ku aktivizohet edhe Karim Benzema është e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Disa klube kanë shfaqur interes për të, por nuk ka pasur asgjë konkrete, ku përflitet edhe Milani.

Poll