
Ernest Muci
Skuadra e Besiktas ditën e nesërme do të përballet me Shakhtar Donetsk në raundin e dytë të kualifikuesve të Europa League. Është bërë zyrtare edhe ekipi me 25 emra në përbërje të gjigantëve turq, ku bie në sy prezenca e sulmuesit të kombëtares shqiptare Ernest Muçi.
Edhe pse erdhi me pritshmëri në Stamboll, ai nuk ia ka dalë deri tani të lërë “gjurmë” në ekip, por mund të integrohet në këtë ndeshje, edhe pse me shumë mundësi nga stoli.
Duket se legjenda e Manchester United Ole Gunnar Solskjaer ka ende besim te lojtarit kuqezi. Vlen të përmendim se në këtë grumbullim ndodhet edhe Milot Rashica.
Poll