
Kristjan Asllani
E ardhmja e Kritsjan Asllanit me shumë gjasa do të jetë te Fiorentina në sezonin e ri. Kështu raportojnë mediat italiane pranë Interit. Trajneri i “vjollcëve” Stefano Pioli ia ka bërë të qartë bordit se e dëshiron me patjetër mesfushorin shqiptar në ekip.
Interi i ka ulur pretendimet nga 18-20 milionë euro për 23-vjeçarin, në 15 milionë euro. Përveç Fiorentinës, të interesuar për shërbimet e Asllanit janë edhe Real Betis e Bolognia.
Kartoni i Kristjanit sipas “Transfermarkt” është 13 milionë euro, ndërsa ka kontratë me Interin deri në vitin 2028.
Poll