
Armando Broja
Raportimet e fundit nga “Chelsea News” bëjnë të ditur se gjigantët e Holandës PSV Eindhoven janë klubi më serioz për të transferuar sulmuesin shqiptar Armando Broja.
Aventura e 23-vjeçari para disa vitesh te Vitesse ka lënë ende kujtime pozitive dhe bordi i kampionëve të Eredivisie besojnë se Broja mund të rikthehet në versionin më të mirë.
Mbetet e pasigurtë nëse ata do investojnë fuqishëm për shtatlartin kuqezi apo do e marrin me formulën e huazimit, ku pista e dytë është më e mundshme. Me shumë gjasa futbollisti i Kombëtares po “shijon” ditët e fundit si lojtar i “Bluve”, aty ku dëmtimet dhe huazimet jo efikase kanë ndikuar në një rendimet jo të lartë.
Poll