Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Arbër Hoxha drejt transferimit BEFASUES, hapin “thesin” dy gjigandët e Turqisë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Arbër Hoxha drejt transferimit BEFASUES, hapin
Arbër Hoxha

Po përjeton formë mbreslënëse, sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane. Sipas raportimve të fundit nga Turqia dhe Kroacia, dy gjigandët e Superligës turke janë gati të hapin “thesin” për 27-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Galatasaray dhe Fenerbahce. Buxhetet e bollshme te klubeve në fjalë, japin shpresë se Hoxha do të ndryshojë ambient në merkaton aktuale.

Nëse Dinamo Zagreb reziston për të shitur shqiptarin, si Galatasaray dhe Fenerbahce kanë planin B, para dhe përfshirje lojtarësh si opsion.

Fjala e fundit do i takojë vetë Arbër Hoxhës, nëse do të kalojë në Superligën e Turqisë, apo nuk është momenti i duhur. Në këtë ligë, ndodhet edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Ernest Muçi, pjesë e Trabzonspor.       

Poll

Lexo gjithashtu