
Taulant Seferi
Sylvinho paraditen e sotme kam publikuar listën e të grumbulluarve. 27 futbollistë do të jenë të gatshëm për brazilianin për duelet me Serbinë dhe Letoninë.
Surpizat nuk munguan. Mario Dajsinani rikthehet në Kombëtares pas thuajse 3 vitesh, teksa merr për herë të parë ftesën nga Sylvinho. Gjithashtu rikthehet edhe Adrian Bajrami, i cili do të jetë një alternativë për repartin e mbrojtjes.
Ndërkohë jashtë kanë mbetur disa futbollistë. Keidi Bare për shkak dëmtimi, ndërsa nuk janë grumbulluar as Taulant Seferi, Anis Mehmeti dhe Enea Mihaj. Të 3 të fundit janë zgjedhje taktike nga timonieri i kuqezinjve.