
Cagliari i Alen Sherrit po përgatitet për ndeshjen e javës së 20-të ndaj Milanit. Skuadra e legjionarit do të ndeshet me Milanin, ndaj të cilit Aleni ka kujtime jo dhe aq të mira.
Vëmendjen para kësaj supersfide e ka marrë portieri i ri që do të zyrtarizohet së shpejti rossoblu.
Elia Caprile do të dyluftojë me portierin shqiptar për një vend titullari në ekipin ishullor. Agjenti i Caprile, prurjes më të re në Sardenja ka folur për këtë zgjedhje të gardianit, i cili përballë ka një super Sherri në formën më optimale pas aktivizimeve të shpeshta në kampionat e kupë.
“Elia do të jap kontribut të madh që grupi të arrijë objektivat. Nuk e dimë se ka shumë shumë dinamika nëse Caprile do të jetë me siguri në Cagliari, po vetë ai ka qef dhe dëshirë të jetë në atë ambient.
U reflektua dhe ikja nga Napoli ishte zgjedhja më e saktë. Ai bëri zgjehdjen e tij në varësi të atyre që bëri Conte”, u shpreh agjenti i portierit koleg të ardhshëm me Sherrin.