Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Tifozët janë shtysa jonë”, Daku pas barazimit me Serbinë: Ja përse ia pasova topin Bajramit tek rasti i golit

Shkruar nga NEWSPORT
“Tifozët janë shtysa jonë”, Daku pas barazimit me
Mirlind Daku

Shqipëri nuk ia doli dot të merrte fitoren në “Air Albania” kundër Serbisë, kjo edhe si rezultat i gabimit të Rey Manaj nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë. Pas ndeshjes në radhët e përfaqësueses shqiptare ka folur edhe Mirlind Daku:

“Tifozët jo vetëm sot, por çdo ndeshje janë shtysa jonë kryesore janë kënaqur me ndeshjen e sotme, se luftuam në maksimum deri në limitin e futbollistit, kemi luftuar për fanellë, po të ishim më sy hapur mund ti kënaqnim me fitore por shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të fitojmë dhe vazhdojmë për ëndrrën. Edhe po të fitonim sot, ndeshjen e radhës do të futeshim për fitore sepse vetëm ajo ta jep sigurinë për të vazhduar me tej për të ëndërruar për Botërorin. Çdo ndeshje futemi për fitore.

Do doja dhe unë që të paktën të shënoja gola, përsa i përket tatuazhit ajo do të kishte ardhur instiktivisht. Ishalla do të kënaq edhe në ndeshjen tjetër. Isha duke goditur por në momentet e fundit e dëgjova Bajramin duke më thirrur dhe në momentet e fundit ndërrova mendjen dhe ia kam dhënë Bajramit. Besoj që nuk ishte ndonjë zgjidhje e keqe, por dhe unë pas ndeshjes i pyeta çunat nëse do kishte qenë më rrezik po të kisha goditur unë, por çfarë ti bëjmë, mendova më të mirën e mundshme”, tha Daku.   

A mendoni se është “shuar” ëndrra e Kombëtares shqiptare për të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga