Arbër Hoxha
Dinamo e Zagrebit barazoi ditën e sotme në shtëpi përballë Rijekës, me shifrat 2-2. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Arbër Hoxha, i cili fitoi penalltinë, që solli golin e barazimit për Dinamon në minutën e 86-të.
Por kjo ndeshje ishte tepër e veçantë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Sot, Hoxha ka luajtur ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Dinamo Zagrebit, duke hyrë në historinë e klubit kroat.
Kujtojmë që 27-vjeçari u bashkua me kryeqytatasit e Kroacisë në janarin e vitit 2024. Deri më tani, Hoxha ka shënuar me Dinamon 11 gola, por edhe ka asistuar në 14 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll
