Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Dhimbje koke” për Sylvinhon, mbrojtësi i kombëtares pëson një dëmtim në prag të nisjes së sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
“Dhimbje koke” për Sylvinhon, mbrojtësi i kombëtares
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq në prag të nisjes së sezonit të ri. Ardian Ismajli që ndërroi ekip në merkaton e verës, ka pësuar një dëmtim.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të humbasë javën e parë të Serie A dhe jo vetë. Ismajli pritet të mungojë deri në javën e katërt të kampionatit.

Mbrojtësi 28-vjeçar tashmë do të nisë fazën e rehabilitimit me Torinon. Ardian Ismajli u bë pjesë e torinezëve në merkaton e verës si lojtar i lirë nga Empoli, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga