
Cristian Shpendi
Cristian Shpendi është padiksutim elementi kyç i Cesenas në këtë sezon. Sulmuesi shqiptarë ka shënuar gola fantastik në gjysmën e parë të sezonit në Serie B.
21-vjeçari kryeson listën e golashënuesve me 10 gola, ndërsa ka luajtur në 16 ndeshje. Para tij ndodhet Francesko Pio Esposito që luan me Spezian dhe kartoni i tij zotërohet nga Interi. Futbollisti që mban veshur fanellën e Spazias ka shënuar 9.
Kujtojmë se aktualisht sulmuesi shqiptar po vuan nga një dëmtim dhe prej disa javësh vazhdon rikuperimin. Stafi i Cesenas shpreson që Shpendi të rikuperohet në kohë dhe të jetë i gatshëm në rifillimin e kampionatit.

Poll