Pas pak minutash do të nis ndeshja mes Aston Villa – Burnley, e vlefshme për javën e 7-të në Premier League. Fakti që këto dy ekipet ndodhen pranë zonës së “ftohtë”, e bënë akoma më të “dyluftuar” përballjen.
Armando Broja nuk e ka nisur në asnjë rast si titullar nën urdhërat e Scott Parker në Premier League dhe u mendua se ky duel do të ishte i duhur, por që nuk ka ndodhur kështu.
Janë publikuar formacione dhe emri i sulmuesit shqiptar nuk i përket 11-shes startues, por në stol. E qartë se aventura te Burnley ka marrë trajtën e një “ferri”. Te Shqipëria, Broja analizohet si pika e referimit në sulm dhe prithshmërit për 24-vjeçarin në vigjilje të ndeshjes me Serbinë, 11 teteor, janë në “piedestal”.
