Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Broja NUK më duket shqiptar”, Ditmar Bicaj bën DEKLARATËN e bujshme për sulmuesin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
“Broja NUK më duket shqiptar”, Ditmar Bicaj bën
Armando Broja

I ftuar në podcast-in “Koha Shtesë”, ish-trajneri i Burrelit dhe Lushnjës, Ditmar Bicaj ka folur për Armando Brojën. Sipas tij, sulmuesi i Burnley nuk është shqiptar “puro”, por i rritur në mënyrë tjetër.

Ndër të tjera, Bicaj shton se Broja është shumë i butë, duke mos treguar as anën e tij angleze, duke qenë se është rritur atje. Trajneri shton se sulmuesi 24-vjeçar duket sikur të jetë rritur në Pallat Mbretëror.

“Broja është rritur në një familje shqiptare, por nuk është rritur si shqiptar, as si anglez nuk mund t’i them. Nuk e di. Mua më duket si i rritur në Pallatin Mbretëror, me atë çajin, hidhi pak qumësht. Pra nuk i përshtatet as origjinës së vet nga është. Broja është shumë i butë”, tha Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu