
“Saga” e Armando Brojës ka marrë fund, ai do të vazhdojë aventurën futbollistike te Burnley në Premier League. Vetëm mbrëm në orët e vona, gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano e bëri të ditur këtë informacion.
Ditën e sotme Romano pohon se Broja ka kryer me sukses testet mjekësore me klubin e ri. Tani pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi i 23-vjeçarit shqiptar te Burnley.
Sipas mediave angleze, aludohet se shuma e këtij transferimi është 20 milionë euro. Broja ka kaluar disa sezone të vështira me “Blutë” e Londrës dhe klubet ku është huazuar. Tashmë kalvari i vuajtjeve duket se ka marrë fund dhe bomberi i Shqipërisë do të ketë shansin të tregoi “arsenalin” posedues në fazën ofensive.
???????????? Armando Broja has completed main part of his medical tests at Burnley, deal done with Chelsea. pic.twitter.com/sCaYjx3JEF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 2, 2025