Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Bëri bujë te ekipi nga Barcelona, mbrojtësit të Kombëtares i mbyllen “portat” e rikthimit

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri bujë te ekipi nga Barcelona, mbrojtësit të
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti

Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv me ngjyrat e Espanyol, duke u kthyer në pikë kyçe te prapavija e skuadrës nga Barcelona. Por, ai së fundmi është kthyer sërish te Roma, e cila posedon kartonin e 25-vjeçarit. Në ciklin 2024-2025, Kumbulla djerësiti fanellën e Espanyol në 35 raste, madje duke shënuar edhe 3 gola.

Pavarësisht kësaj “panorame”, drejtori sportiv i klubit spanjoll është shprehur kundër një rikthimi të mundshëm nga Marashi: “Është e qartë se ai na ka dhënë shumë. Ka vlera futbollistike dhe personale që kanë lënë shenjë. Që nga sot, opsioni i blerjes së Kumbullës nuk është i zbatueshëm.

Nuk e di pas dy javësh. Duke bërë një përpjekje të konsiderueshme financiare për një situatë me katër mbrojtës qendrorë… Pyetja është se ku duhet të investosh më shumë, në dhomën e ngrënies apo në kuzhinë? Nuk jam optimist”, u shpreh Fran Garagarza.    

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga