Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Asllani sfidon Gjimshitin e "plagosur", premtohet spektakël në Torino

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani sfidon Gjimshitin e "plagosur", premtohet spektakël
Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti

Të shtunën në “Stadio Olimpico di Torino” pritet të jetë një përballje e “zjarrtë” mes Torinos dhe Atalantës. Po ashtu, kjo sfidë do të ketë edhe një “përplasje” mes lojtararëve të Kombëtares, fjala është për Kristjan Asllanin dhe Berat Gjimshitin.

Mesfushori i “Demave” zhvilloi një ndeshje pozitive në fitoren kundër Romës dhe kërkon të mbajë të njëjtën ritëm edhe karshi Atalantës.

Gjimshiti vjen në këtë përballje i “plagosur”, kjo për faktin e nivelit inekzistent ndaj PSG-së, ndër më të dobëtit në fushë. Në “letër”, më e favorizuar është Atalanta, por Torino njihet si një ekip luftarak, aq më tepër në fushën e tyre.      

Poll

Lexo gjithashtu