Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Asllani gati të “hakmerret” kundër Interit, pa u zyrtarizuar ende te “Demat”

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani gati të “hakmerret” kundër Interit, pa u
Kristjan Asllani

Kalimi i Kristjan Asllanit te Torino është fakt i kryer, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Sipas “TuttomercatoWeb”, bëhet e ditur se mesfushori shqiptar brenda pak orësh do të kryej vizitat mjekësore te Torino.

Ndërsa “Demat” do të përballen me zikaltërit në datën 25 gusht, “San Siro”. Me tej thuhet se Asllani do të jenë i gatshëm të jap kontributin kundër ish-ekipit të tij, Interit.

Kjo do të rezultonte debutimi ideal për elbasanasin, “hakmarrje” ndaj skuadrës së Cristian Chivu. Me skuadrën nga Milano, 23-vjeçari numëron 99 ndeshje, e përkthyer me 4 gola dhe 5 asiste në segmentin e 3.800 minutave aktive në fushën e blertë.            

Poll

Lexo gjithashtu