Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shkëmbim i papritur, Asllani drejt ekipit tjetër të Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëmbim i papritur, Asllani drejt ekipit tjetër të Serie A
Kristjan Asllani

“Dashuria” mes Kristjan Asllanit dhe Interi ka përfunduar, ndërsa tani pritet të bëhet zyrtare vetëm “divorci”. Është e qartë se trajneri Cristian Chivu nuk e ka në planet e tij mesfushorin shqiptar për sezonin e ri. Por duket se pritjes i ka ardhur fundi.

Klubi i Parmës është vënë në lëvizje për Asllanin, ndërsa në këtë “mesele” është futur si “shkues” edhe Giovanni Leoni. Raportohet nga mediat italiane se Parma do t'i ofrojë disa miliona euro Interit, përveç shkëmbit Leon-Asllani.

Në këto kushte, të dyja palët do të ishin të kënaqura. Mungesa e minutazhit ka ndikuar në vazhdimësi për 23-vjeçarin në “San Siro”, por duket se kjo “torturë” do të mbarojë.            

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga