
Mirlind Daku do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi do të largohet nga Rubin Kazan, me të cilët ka kontratë edhe 1 vit tjetër.
Palët do të ndajnë rrugët mes tyre, me Dakun që pritet të transferohet te Zenit. Kjo pasi rinovimi me Rubin prej kohësh ka “ngecur” dhe në këto kushte ka përfituar ekipi tjetër rus.
Zenit do të paguajë në arkat e Rubin Kazan plot 4.5 milionë euro, shumë kjo që do të konkretizojë këtë lëvizje. Mes palëve tashmë po diskutohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes.
Kujtojmë se Daku u transferua në Rusi në vitin 2023 dhe prej 2 vitesh tashmë është një protagonist në kampionatin rus. Në këtë sezon me Rubin Kazan ka mundur të shënojë 15 gola, duke qenë mjaft vendimtar për ekipin e tij.