Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja iu "mbyll gojën" kritikëve me gol, nuk përmbahet Taulant Balla (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja iu "mbyll gojën" kritikëve me gol, nuk
Armando Broja

Dueli i sotëm mes Burnley dhe Bournemouth, i cili ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Premier League, u mbyll me rezultatin 1-1. Megjithatë sigurisht që të gjithë “sytë” e shqiptarëve ishin tek sulmuesi i kombëtares, Armando Broja i cili luan për ekipin vjollcë.

Madje ishte po Broja ai që i fali skuadrës golin e barazimit, paraqitje kjo e cila pritej prej shumë kohësh në fakt. Goditja e 24-vjeçarit drejt rrjetës së portierit serb, ishte mjaft e bukur në të gjithë realizimin e saj.

Duke mos kaluar kështu pa marrë vëmendjen dhe tifon që meriton, edhe deputeti i partisë socialiste Taulant Balla ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Facebook”. Një video e cila i dedikohet 100% momentit të Brojës teksa depërton rrjetën e ekipit rival.

Ndërsa postimin Balla ka vendosur ta shoqërojë edhe me shkrimin: Goli që prisnim erdhi. Dhurata më e bukur për tifozët kuq e zi.

Poll

Lexo gjithashtu