Foto ilustruese: Arbër Hoxha - flamuri serb
Arbër Hoxha ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë, në humbjes 2-1 përballë polakëve në Varshavë. E sigurisht që atë “tundje rrjete”, sulmuesi i Kombëtares sonë e festoi në mënyrë normale me shqiponjë, simbolin e flamurit tonë.
Por kjo nuk është kapërdirë lehtë në Serbi. Pas eliminimit dhe “maktheve” të shqiponjës së Rey Manajt, media serbe “Kurir” vazhdon që të vjellë vrer ndaj Kombëtares shqiptare dhe futbollistëve kuqezi.
Së fundmi, “Kurir” e ka cilësuar festimin e Hoxhës si provokim. Ky festim u intepretua menjëherë si provokues duke sjellë reagim të ashpër ndaj futbollistit shqiptar.
Poll
