
Jasir Asani
Jasir Asani ka reaguar menjëherë pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar nga Sylvinho për Euro 2024. Në faqen e tij në Facebook, ai ndan postimin e FSHF-së dhe mbi të shkruan: Gati!
Jasir Asani është gati, po pret me padurim që Sylvinho ta ‘lëshojë’ në fushën e lojës. U bënë disa muaj nga ‘bombat’ e tij në kualifikuese, por shijen, emocionin dhe drithërimat askush nuk i ka harruar.
Është i pari futbollist që ka mbërritur në Tiranë për grumbullimin, i cili do të nisë zyrtarisht më 29 maj në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Së fundmi i është bashkuar edhe shoku i repartit, Armando Broja, me të cilin pritet të jetë titullar në Europian.

Poll