Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla mesa duket ka gjetur tij zonën e tij të “rehatisë” tani tek Mallorca, edhe pse synimi ishte diku tjetër. Pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në Espanyol, ai priste të kthehej në Barcelonë por nuk ndodhi.
Gjatë kohës kur luante për fanellën e Veronës, vlera e tij arriti rreth 30 milionë euro, por Roma e bleu për 26.5 milionë euro. Edhe pse blerja e tij kishte shumë pritshmëri, 25-vjeçari nuk ishte në më të mirën e tij, sidomos në disa derbi.
Megjithatë kërkesat nga klubet e tjera për mbrojtësin shqiptar, kanë qenë të shpeshta por ai ka preferuar gjithmonë që të qëndrojë në Spanjë. Kështu që në gusht të këtij viti, klubi i Mallorces e mori me huazim, me të drejtë blerjeje nën shifrën e rreth 7 milionë euro.
Vlerë kjo e ndikuar edhe nga forma fizike e mbrojtësit dhe paraqitja e tij. Kjo pasi dëmtimi i fundit, i kushtoi atij 9 ndeshje jashtë fushave dhe një mungesë në një tjetër sfidë, ku pas rikthimit ndejti në stol.
Nisur nga rrethanat dhe historiku i mbrojtësit Kumbulla, qëndrimi në Mallorca nuk është i sigurt. Mbështetur kjo edhe nga fakti se në 4 paraqitjet e tij ai nuk ka dhënë as gola dhe as asiste.
