
Mirlind Daku
Mirlind Daku zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares ia doli që të shënonte 15 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë në 29 paraqitje.
Ndërkohë, Daku është shpërblyer edhe nga “Transfermarkt”, duke u bërë pjesë e formacionit më të shtrenjtë të Superligës ruse. Vlera e tij prej 7 milionë eurosh, e vendos 27-vjeçarin në 11-shen më të shtrenjtë.
Një motivim shtesë për Dakun në prag të duelit që Shqipëria do të luajë me Serbinë. Kujtojmë që kjo ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 21:00.