Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

6 gola dh 6 asiste në kampionat, Anis Mehmeti shkakton “TËRMET” në Angli (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
6 gola dh 6 asiste në kampionat, Anis Mehmeti shkakton
Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti padiskutim po përjeton formën më të mirë në karrierë. Këtë sezon me ekipin e Bristol City, 24-vjeçari numëron 6 gola dhe 6 asiste në Championship, përcaktues në ekip.

Ky komponentë ka dhënë rezultat edhe te mediumi ekspert i vlerës së lojtarëve, fjala është për “Transfermarkt”. Kartoni i Mehmetit ka shkuar 10 milionë euro, pra është rritur me 1 milionë më shumë.

Nëse i referohemi lojtarëve të Kombëtares me vlerën më të lartë, Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani 13 milionë euro bëjnë “ligjin”.

Forma e mirë e anësorit shqiptar te Bristol ka ngjallur interesin e klubeve nga Premier League si Burnley apo Leeds United, por që ende nuk ka pasur diçka konkrete. Pas 18 javësh në Championship, Bristol mban pozicioni e 6-të në tabelë me 29 pikë, zona “play-off” për ngjitjen në Premier League.         

Poll

Lexo gjithashtu