Ernest Muçi po kalon formën e jetës në Turqi, ku në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit ka shënuar 5 gola. Ndërkohë që për shqiptarin që është i huazuar nga Besiktas, ka folur presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, i cili ka lënë në mëdyshje blerjen përfundimtare të ish-it të Tiranës.
“Muçi, ashtu siç kam thënë më herët, është një lojtar që ekipi ynë i skautëve e kishte vëzhguar, por nuk e morëm dot për shkak të kostos. Ne bëmë një ofertë më të ulët. Edhe Fatih Teke e kërkoi dhe ngulmoi për këtë çështje, ndaj e morëm në formë huazimi.
Në fund të sezonit, nëse stafi teknik thotë që ta marrim, do ta marrim. Përndryshe nuk do të veprojmë. Në fund të fundit, do t’i pyesim ata. Shifrat janë të qarta. Shumat që ka paguar Trabzonspori…”, u shpreh Ertugrul Dogan.



