Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

4 sulmues për 2 vende, Sylvinho “projekton” formacionin “anti-Serbi” (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
4 sulmues për 2 vende, Sylvinho “projekton” formacionin
Armando Broja - Myrto Uzuni

Shqipëria do të luajë pas 3 ditësh ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, duel që do të startojë në orën 20:45. Takim shumë delikat për kuqezinjtë, që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ekipi ynë i drejtuar nga Sylvinho prej ditësh vazhdon stërvitjet në kuadër të kësaj sfide. Braziliani ka në dispozicion të gjithë futbollistët, tek të cilët do të mbështetet ndaj serbëve.

Kështu “dhimbjet e kokës” për timonierin e Kombëtares janë të mëdha. Kjo pasi duhet të vendosë se kush do të jenë 11 luftëtarët që do të zbresin në “Arenën Kombëtare”.

Dilemat më të mëdha janë në sulm, ku 4 sulmuesit do të garojnë mes tyre për 2 vende në formacion. Kështu Armando Broja, Mirlind Daku, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni do të luftojnë për 2 fanella titullari, ndërkohë në repartet e tjera nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga herët e kaluara.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Broja, Manaj. Trajneri: Sylvinho

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga