
Sylvinho mori drejtimin e Kombëtares shqiptare më 2 janar të vitit 2023. Nga ajo ditë e deri me tani, braziliani ka drejtuar kuqezinjtë në 21 ndeshje në të gjhitha garat ku ekipi ynë ka marrë pjesë, duke kulmuar gjithçka me Euro 2024.
50-vjeçari nuk ndihet për ndryshimet e mëdha në skuadër, ndërsa i beson formacionin bazë në çdo ndeshje. Por nëse të gjithë kishim menduar se Jasir Asani është i “preferuari” i tij, në fakt gabohemi.
Kjo pasi janë edhe 2 futbollistë të tjerë që kanë luajtur 21 ndeshje si titullarë nën urdhrat e Sylvinhos. Së bashku me Asanin, janë edhe Krisjtan Asllani dhe Nedim Bajrami që kanë nisur çdo takim nga minuta e parë.
Të 3 kanë nisur çdo ndeshje me Sylvinhon nga minuta e parë janë zëvendësuar në disa ndeshje të caktuara në varësi të situatave.
Ndërkohë pas kësaj 3-she me 1 ndeshje më pak vjen Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani. Ish-i i Partizanit ka nisur nga minuta e parë 20 ndeshje, teksa në disa prej tyre është zëvendësuar, ndërsa për shkak dëmtimi ka munguar në 1 takim.
Ndërkohë mbrojtësi ka luajtur çdo takim të plotë, duke mos u zëvendësuar asnjëherë dhe duke bërë përformanca fantastike. Pavarësisht moshës së tij të re, ia ka dalë shumë mirë të bëjë rolin e një veterani te kuqezinjtë, teksa për shkak të angazhimit me Kombëtaren U-21 nuk ka mundur të jetë në njërën prej sfidave.