Ernest Muçi po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Te Trabzonspor ka gjetur ambientin perfekt për të nxjerrë në pah gjithë “arsenalin” e tij.
Gola dhe asiste spektakolare në këtë sezon me turqit, e kanë “ngritur” sulmuesin e Kombëtares shqiptare në “piedestal”. Tashmë falë këtyre paraqitjeve është në qendër të vëmendjen, ndërsa i ka shkaktuar edhe “dhimbje koke” Sylvinhos për duelet e ‘Play-Off”.
Por jo vetëm kaq, paraqitja e tij ka bërë që t’i rritet vlera në “transfermarkt”. Pas përditësimeve të fundit, vlera e ish-it të Tiranës është rritur me 2 milionë euro. Kështu nga 9 milionë euro që e kishte më parë, tashmë Muçi vlen 11 milionë euro.
Tashmë Muçi bëhet një nga futbollistët më të paguar te Kombëtarja shqiptare. Para tij qëndrojnë vetëm Krisjtan Asllani me 13 milionë euro dhe Anis Mehmeti që kryeson listën me 14 milionë euro. Ndërkohë lë pas emra si Armando Broja dhe Mirlind Daku që vlerëson me 10 milionë euro.
