Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

10 milionë euro të pamundura, Ernest Muçi mund të bëjë RIKTHIMIN e bujshëm

Shkruar nga NEWSPORT
10 milionë euro të pamundura, Ernest Muçi mund të
Ernest Muçi kur ishte pjesë e Tiranës

Ernest Muçi duket gjithnjë e më larg Besiktas. Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e klubit turk, të cilët nga shitja e tij duan të përfitojnë të paktën 10 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta marrë nga Legia.

Megjithatë, asnjë ekip deri më tani nuk ka ofruar 10 milionë euro për shërbimet e Muçit. Në krahun tjetër, klubi turk po mendon një tjetër opsion.

Së fundmi një tjetër mundësi ka dalë në skenë. Besiktas po mendon ta rikthejë Muçin pikërisht te Legia, por në formë huazimi. Ky është një lajm i bujshëm për 24-vjeçarin, i cili mund të rikthehet aty ku shkëlqeu në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë se Muçi është në kontratë me “Shqiponjat” deri në vitin 2027. Ndërkohë që huazimi i tij në një ekip ku mund të luajë titullar, do të ishte mënyra më e mirë për t’u rikthyer në superformë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga