
Ekipi i Burnley mori fitore “jetik” në fushën e tyre ndaj Leeds, duke triumfuar me shifrat 2 – 0. Por lajmi i keq për tifozët shqiptar përkoi me mungesë e minutazhit për sulmuesin e Kombëtares Armando Brojën.
Edhe pse 24-vjeçari vjen pas një momenti të mirë te Shqipëria, nuk u mor në konisderatë për asnjë çast. Në prononcimin për mediat pas ndeshjes, trajneri i Burnley Scott Parker nuk e përmendi fare arsyejn e mosaktivizimit të Brojës:
“Në thelb jam i kënaqur me rezultatin. Objektivi ynë sot ishte padyshim të merrni tre pikë dhe e bëmë këtë, gjë që më gëzon jashtëzakonisht shumë.
Ndjesia ime e përgjithshme për ndeshjen ishte se luajtëm mirë gjatë pjesës së parë, mendoj se treguam cilësinë tonë. Të fokusohemi të ndeshja e radhës dhe të mbajmë lart këtë frymë pozitive që treguam ndaj Leeds”.