Asani, Gripshi, Cake
Nazmi Gripshi nuk do të jetë pjesë e listës me 23 lojtarë që trajneri Sylvinho ka zgjedhur për ndeshjen me Poloninë. Edhe pse është i grumbulluar dhe gjendet në Varshavë bashkë me ekipin, sulmuesi është lënë jashtë bashkë me Asanin dhe Klisman Caken.
Së fundmi, ish lojtari i Ballkanit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet i lumtur dhe në shoqëri të mirë. Siç duket, ai nuk ka udhëtuar vetëm drejt Polonisë, por bashkë me njeriun e zemrës. Në postimin e tij, nuk mungojnë as zemrat, ndërsa shfaqet në një lokal në Varshavë.
Kujtojmë që ndeshja Poloni – Shqipëri është programuar të zhvillohet sonte në orën 20:45, ndërsa Gripshi do ta ndjekë nga tribuna bashkë me dy shokët e tjerë të skuadrës.
Postimi i Nazmi Gripshit
Poll
