Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Zvicra nderon shqiptarët me "Mbrëmje Gala", spektakël dhe surpriza mes 500 të ftuarëve! Vlerësim i veçantë dhe për Xherdan Shaqirin

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra nderon shqiptarët me "Mbrëmje Gala", spektakël
Xherdan Shaqiri ne skene ne momentin e vleresimit

Futbollisti me origjinë shqiptare që ka luajtur për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri është nderuar për angazhimin e tij sportiv dhe shoqëror në një mbrëmje gala që është mbajtur në Zyrih, me çmimin "Swissalbs Community Hero 2025".

Aktualisht ai është lojtar i FC Basel dhe veç suksesit ndërkombëtar në fushë, përdor popullaritetin e tij për të frymëzuar të rinjtë dhe për të mbështetur projekte sociale, duke treguar se përfaqëson vlera si guximi, disiplina dhe këmbëngulja – të cilat i përcjell te gjenerata e re.

"Jam krenar që e marr këtë çmim nga Swissalbs", tha Shaqiri. "Futbolli më ka hapur shumë dyer dhe është e rëndësishme për mua të jap diçka mbrapsht – sidomos për fëmijët dhe të rinjtë që përmes sportit gjejnë komunitet, disiplinë dhe gëzim."

Swissalbs Aëard Gala Night është aktiviteti më i madh shoqëror i komunitetit shqiptar në Zvicër dhe çdo vit, shoqata Swissalbs - organizata ombrellë e komunitetit – nderon sipërmarrës dhe personalitete për arritjet e tyre të jashtëzakonshme ekonomike dhe shoqërore.

Futbollisti Xherdan Shaqiri njoftoi se shumën e lidhur me çmimin do ta dhurojë për një organizatë bamirësie në Kosovë, e cila mbështet fëmijët dhe të rinjtë në fushën e sportit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by swissalbs ???????? ???????? (@swissalbs_)

Poll

Lexo gjithashtu