Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LAJME

Zbulohet data kur nis kursi UEFA C për zonën e Gjirokastrës, FSHF-ja hap regjistrimet

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet data kur nis kursi UEFA C për zonën e Gjirokastrës,
Kursi per licencen UEFA C

Federata e Futbollit në bashkëpunim e UEFA do të zhvillojë kursin e radhës të licencës UEFA C për zonën e Gjirokastrës, duke filluar nga 8 shtatori.

Kursi do të zgjasë deri më 3 tetor dhe do të jetë i hapur për studentët nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, Delvina dhe Saranda.

Pjesë e kursit UEFA C mund të bëhen ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë.

Për t’u regjitruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme:

a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
b) Të keni përfunduar shkollën e mesme
c) Të paraqisni një përshkrim të aktivitetit që ushtroni aktualisht
d) Numër kontakti
e) Fotokopje e ID-së ose pasaportës
Afati i fundit për aplikim është data 15 gusht 2025 dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

Dorëzimi i aplikimit mund të bëhet në nëpërmjet adresës së email-it [email protected], ose të paraqiteni pranë zyrave të SHRFGJ.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7