
Foto ilustruese
Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë që shumë tifozë po vijnë edhe nga Kosova. Shqiptarë të Kosovës kanë krijuar fluks të lartë në pikën Kufitare të Morinës, duke krijuar edhe trafik të rënduar deri në autostradë.
Vlen të përmendet shumë tifozë nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë edhe pse nuk janë të pajisur me bileta. Ata thjeshtë duan që të jenë prezentë dhe sa më afër Kombëtares shqiptare në këtë ndeshje historike.
Pamje nga rruga e Kombit
Poll