
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Ditën e sotme do të mbahet mbledhja, ku do të diskutohen caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Ëomen’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Ëomen’s Futsal EURO 2027.
Gjithashtu, në rend dite janë edhe tre çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Ëomen’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Ndërkohë paradite ka kohë edhe për pak argëtim. Në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” po zhvillojnë një ndeshje mes tyre disa nga përfaqësuesit europianë dhe stafi i Kombëtares shqiptare.
Kështu Luis Figo, Zabaleta, Dorivas, Sylvinho dhe disa të tjerë do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj sfide argëtuese.