Vendimi i arbitrit La Penna gjatë ndeshjes Inter – Juventus, e përfunduar 3 – 2 për zikaltërit, ka sjell diskutime të shumta. Rasti më “flagrant” përkoi me kartonit e dytë të verdhë për Kalulu në minutën e 42-të, i përkthyer me të kuq.
Në pamje të parë, duket se tërheqja e Kalulu ndaj Bastonit ishte tepër i lehtë, por kryesori La Penna nuk kishte dilema, ndëshkim dhe përjashtim nga loja. Për këtë precedent ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Erion Braçe.
Ai ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale videon, ndërsa e ka shoqëruar me një reagim të ashpër në lidhje me gjykimin. Barçe është i njohur si një dashmirës i futbollit dhe mbështetës i skuadrave të Partizanit dhe Juventusit.
